BARCELONA-CELTA

Foto: mundodeportivo.com
Pikët e para të lëshuara në shtëpi
2 December, 2017 @15:23
5 herë rrjeta u tund në pjesë të parë për rezultatin 1-1 pas 45 minutave. 3 prej golave të shënuara u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje, ofsajd, ndërsa në pjesë të dytë ekipet shënuan edhe nga një gol për përfundimtaren 2-2.
Barcelona kështu për herë të parë këtë stinor lëshoi pikë në Camp Nou dhe me këtë tash i jep rast kundërshtarëve që t’i afrohen në krye të klasifikimit dhe të zbresin epërsinë.
Iago Aspas i dha epërsinë Celta Vigos pas një ikje të mirë nga gracka e mbrojtjes katalonase, ndërsa Lionel Messi barazoi shpejtë për 1-1.
Më pas, në pjesë të dytë, Luis Suarez shënoi për avantazhin e Barcelonës, 2-1. Mirëpo, djelmoshat e Unzues nuk u dorëzuan dhe treguan lojë të mirë, kërkuese, që u kurorëzua me gol të shënuar nga Maximiliano Gomez, që e bën Celtën ekipin e parë të dalë me pikë nga Camp Nou këtë stinor.