SHIU

Fotot: KFFeronikeli/fb
Nikli me angazhim shtesë para derbit
2 December, 2017 @11:16
Skuadra e Feronikelit ka bërë të ditur dje se ka angazhuar punëtor shtesë për të rregulluar stadiumin Rexhep Rexhepi pas shiut që ra thuajse 2 ditë pandërprerë.
Ish-kampionët e Kosovës, para ndeshjes që luhet sot në ora 13:00 kanë bërë shpime të ndryshme në fushë dhe rreth për të larguar ujin e mbledhur, ashtu që fusha e blertë të jetë sa më e përshtatshme për futbollistët para duelit ndaj Prishtinës.
Gjendja e fushë në fotografitë që po i shihni është e pasdites së djeshme. Derbi Feronikeli-Prishtina luhet sot dhe është ndeshja e fundit e ekipeve në fjalë për vitin 2017, pas së cilës zhvillohen ndeshjet e Kupës në mesjavë dhe ekipet shkojnë në pushim dimëror.