NË SHQIPËRI

Superiorja s’pushon përkundër reshjeve
1 December, 2017 @14:08
Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) është rakorduar me klubet e Kategorisë Superiore që në vazhdim, duelet e xhiros së XIII të zhvillohen sipas orarit të paracaktuar, përkundër reshjeve të mëdha që po mbretërojnë në Shqipëri.
FSHF ka publikuar Vendimin e marrë së fundi në faqen zyrtare të saj, ndërsa ka bërë të ditur se vetëm ndeshja Luftëtari-Flamurtari do të shtyhet për 4 dhjetor, pasi që stadiumi i Gjirokastrës është në gjendje të keqe dhe nuk garanton zhvillim normal të lojës.
Të tjerat duele të Superiores, zhvillohen normalisht, sipas orarit të përcaktuar.