KONFIRMOHET

Sam Allardyce gjen punë të re në Premier League
29 November, 2017 @13:20
Pas negociatave që zgjatën disa ditë, Evertoni dhe Sam Allardyce kanë arritur ta gjejnë gjuhën e përbashkët dhe e kanë zyrtarizuar marrëveshjen mes tyre.
Sam Allardyce do të jetë trajneri i ri i skuadrës nga Merseyside, skuadër kjo që momentalisht është larg pritshmërive sezonale dhe e rrezikon qëndrimin në elitën e futbollit anglez.
Evertoni nuk është skuadra e vetme me trajner të ri që nga dita e sotme, pasi që pak orë më parë trajnerin e ri e konfirmoi edhe skuadra e WBA-së.