FUND PËR 2017
BOROZANI/ A. P.
Xhiroja XVIII e fundit për 2017
29 November, 2017 @12:18
Komisioni i Garave të FFK-së përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Federatës ka bërë të ditur sot se xhiroja e radhës, e tetëmbëdhjeta e Superligës, do të jetë e fundit për këtë vit.
Me këtë, merr fund pjesa vjeshtore e kampionatit, derisa ekipet e Superligës do të kenë punë edhe në mesjavën e ardhshme, pasi që do të zhvillojnë ndeshjet e rrethit të tretë të Kupës së Kosovës dhe të shohin se a do të ndjekin Kupën në pranverë, apo do të garojnë vetëm në Superligë.