TE PRISHTINA

Foto: prishtinafc.com
Liridon Fetahaj mbyll vitin
27 November, 2017 @21:33
Sot Prishtina e fitoi ndeshjen kundër Gjilanit 2-1, por e humbi njërin ndër lojtarët kyç të skuadrës, Liridon Fetahajn.
Fetahaj në një bisedë eksklusive me Borozani.com, ka thënë se do t’i mungojë skuadrës për shkak të lëndimit:
“Gjatë karrierës sime, për herë të parë e provova këtë lëndim, i lëndova ligamentet e gjurit, së paku 2 deri 3 muaj do të jem jashtë fushës” ka thënë Liridoni.
Liridoni u lëndua në minutën e 19-të sot kundër Gjilanit për shkak të terrenit jo të përshtatshëm që ishte i rrëshqitshëm, derisa u detyrua që të largohet nga fusha, e në vend të tij hyri Mërgim Pefqeli.
Ai ka bërë të ditur gjithashu se do të bëhet edhe një rezonancë magnetike gjatë ditëve në vijim për të kuptuar shkallën e lëndimit dhe konfirmimin e mungesës.