KIKA - KEK-u

KEKu vazhdon me fitore
27 November, 2017 @16:47
Elektricistët kanë shënuar fitoren e 11 të stinorit sot në Ligë të Parë, pasi që mposhtën Kikën në Hogosht, 1-3.
Shqipdon Ademi ia dha epërsinë ekipit të tij, golin e dytë shënoi Almir Ajgeraj, ndërsa fitoren e vulosi Arbër Pira për të kapur 3 pikët e radhës për KEKun.
KEKu tash mban epërsinë 5 pikëshe ndaj ndjekësve kryesorë në luftë për Superligë, Vushtrrisë dhe Ballkanit.
Ndërkaq Kika duhet të mendojë për përmirësim përgjatë dimrit, pasi që gjendet në zonën e rrezikshme të Ligës së Parë.