TE BARCELONA

Dembele: Kthehem pas 2 javëve
27 November, 2017 @15:48
Futbollisti për të cilin Barcelona pagoi 105 milionë euro këtë verë, Ousmane Dembele, i ka bërë të ditur Canal + spanjoll se pret të jetë plotësisht i gatshëm për lojë, pas 2 javëve.
“Pas 2 javësh do të nisi stërvitjet e rregullta me ekipin,” ka thënë Dembele.
“Do të jetë vështirë të kapi ritmin e bashkëlojtarëve, por kam punuar shumë që të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur në ekip,” ka shtuar ai.