ROMELU LUKAKU

Foto: dailymail.co.uk
Mund të mungojë 3 ndeshje
27 November, 2017 @12:02
Sulmuesi i Manchester Unitedit, belgu Romelu Lukaku, raportohet se mund të suspendohet për 3 ndeshje moslojë nga Federata e Anglisë (FA).
Daily Mail ka shkruar se Lukaku mund të merr dënim prej 3 ndeshjeve pasi që në kamera është parë duke e shkelmuar mbrojtësin e Brightonit, Gaetan Bong, në ije.
Incidenti ka ndodhur në minutën e 66 të ndeshjes, ndërsa nuk është vërejtur nga referi i duelit, por është kapur nga kamerat.
Manchester United ka fituar ndeshjen e fundjavës ndaj Brightonit me rezultat minimal, 1-0, ndërsa nesër është mysafir i Watfordit në xhiron e radhës, të katërmbëdhjetën.