PARA NDESHJES: PRISHTINA-GJILANI

Foto: prishtinafc.com
Beteja për ndjekje të liderit
27 November, 2017 @9:48
Dueli i fundit i xhiros XVII në Superligë të Kosovës zhvillohet sot (13:00), kur Prishtina në Drenas pret Gjilanin. Borozani.com
Skuadrat në fjalë përgjithësisht kanë pasur formë të mirë këtë stinor, ndërsa Prishtina me merr Mirel Josën do të kërkojë fitore për të mbetur afër Llapit lider.
Në anën tjetër, Gjilani, që është ekipi me vetëm një humbje këtë stinor në kampionat, do të kërkojë ngritjen në klasifikim, me një fitore potenciale pas rekord barazimeve këtë stinor në elitë.
Për Prishtinën mund të kthehet në fushë sot Mentor Mazrekaj, pas lëndimit, pasi që po stërvitet me skuadrën, ndërsa te Gjilani nuk ka të raportuara mungesa.
Drejtësia në ndeshje do të ndahet nga Tefik Maloku kryesor me ndihmës: Jakup Musolli, Bekim Rama dhe Selim Isufi.
i:
Dy rivalët pas luftës kanë zhvilluar 37 ndeshje të përgjithshme ku Gjilani ka vetëm tre fitore, njëra për Kupë që s’i kishte ndihmuar të kalonte tutje (pranverë, 2003), dhe e dyta për Superkupë (verë, 2000), ndërsa fitoren e parë historike e ka arritur në edicionin e kaluar, 1:0. Po me këtë rezultat janë mbyllur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit prej rikthimit të Gjilanit në Superligë e ku katër prej tyre i ka fituar Prishtina, një Gjilani dhe dy herë baras pa gola. | Prishtina ndaj Gjilanit, prej vitit 1999 ka këtë bilanc: 22 fitore, 12 barazime dhe 3 humbje, Prishtina ka golldallim +37, 62:25. (statistikat: prishtinafc.com) |