JUVENTUS-CROTONE

3 gola, 4 pikë larg kreut
26 November, 2017 @22:41
Juventus ka shënuar fitoren e 11-të të stinorit sonte duke e mposhtur Crotonen 3-0 në Allianz të Torinos.
Me këtë fitore, ekipi i Max Allegrit ka arritur në pozitën e tretë të klasifikimit në Serie A, ndërsa tash ka 4 pikë larg kryesuesit, Napoli.
Sonte, golat e bianconerëve u shënuan në pjesë të dytë, pasi që e para përfundoi pa gola.
Ka qenë Mario Mandzukic që hapi serinë e golave, ndërsa atë e vazhduan mbrojtësit, Mattia de Sciglio dhe Mehdi Benatia, për t’a vulosur fitoren.
Te Crotone për 90 minuta në fushë ka qenë edhe Arlind Ajeti, mbrojtësi i kombëtares, i pafuqishëm për të bërë diçka më shumë përballë kampionëve aktual të Italisë.