FERIZAJI-2KORRIKU

E katërta me radhë në shtëpi për Ferizajin
26 November, 2017 @14:55
Skuadra e Ferizajit ka vazhduar ngritjen në klasifikim në Ligë të Parë, ndërsa me fitoren e sotme ndaj 2 Korrikut ka regjistruar të katërtën me radhë në shtëpi.
Fitorja e Ferizajit thuajse u sigurua në pjesë të parë, kur Armend Misini i dha epërsinë e ekipit, ndërsa Florim Berisha shpejt bëri 2-0, e 45 minutëshi i parë përfundoi 3-1.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Misini ka shënuar edhe në pjesë të dytë kur në minutën e 70 shënoi për 4-1 përfundimtare, pas asistitimit të Muhabi Bushit.
Me këtë fitore, Ferizaji tash kap kuotën e 29 pikëve pas 17 xhirove në Ligë të Parë, ndërsa 2 Korriku mbetet në 22 pikë.