LIVERPOOL - CHELSEA

Foto: Premier League
Pa fitues në derbin e javës
25 November, 2017 @20:21
Në ndeshjen kryesore të xhiros në Premier League, fitues nuk pati.
Liverpooli e Chelsea dhuruan një takim mjaft atraktiv për futbolldashësit, mirëpo skuadrat në fund ndanë pikët mes vete, pasi që asnjëra e as tjetra nuk arritën ta gjenin golin e fitores.
Epërsinë vendasve ia dha Salah, i cili shënoi ndaj ish-skuadrës së tij dhe në shenjë respekti nuk e festoi golin, derisa për 1-1 u përkujdes Willian 2 minuta pas inkuadrimit në lojë dhe ndeshja u mbyll me këtë rezultat.
Ky barazim nuk i shërbën as njërës e as tjetrës skuadër në rrugën për ta vazhduar ngjiten drejt pozitave të para në tabelë.