UNITED - BRIGHTON

Foto: manutd.com
United me shumë mund ndaj Brightonit
25 November, 2017 @17:59
Përkundër paraqitjes aspak të mirë, Manchester United ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj skuadrës së Brightonit.
United golin e gjeti në minutën e 66’, me lojtarin mysafir Dunk që e devijoi goditjen e Ashley Youngut dhe topi përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë Unitedit epërsinë minimale. Ky rezultat u ruajt deri në fund dhe United e kaloi edhe ndeshjen e 39 me radhë pa humbje në ‘Old Trafford’. Humbja e fundit e Unitedit në shtëpi daton në shtator të vitit 2016.
Ky rezultat bën që United t’i afrohet në 5 pikë Cityt, që ndeshjen e vet e luan nesër, ndërsa lajm i mirë për ‘Djajtë e Kuq’ është edhe barazimi i Tottenhamit në shtëpi ndaj WBA-së.