KOSOVA U17 - RUSIA U17

Foto: FFK
Kosova U17 përfundon e katërta në turneun egjean
25 November, 2017 @16:18
Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll ka përfunduar e katërta turneun e futbollit që po mbahet në Turqi, pasi që u mposht sot nga Rusia U17 me rezultat minimal, 0-1.
“Kur e humb ndeshjen njeriu nuk mund të jetë i kënaqur. Aq më parë që futbollistët tanë patën më shumë nga loja dhe mbizotëruan. Rusët një rast të vetëm e patën dhe atë e shndërruan në gol të fitores. Ishte një orar shumë i ngjeshur, katër ndeshje dhe dy stërvitje për vetëm pesë ditë është bukur e mundimshme. Si do qoftë në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin dhe paraqitjen e futbollistëve tanë. Këta djem kanë nevojë për më shumë punë sidomos nëpër klube dhe u nevojiten sa më shumë ndeshje për të fituar përvojë. Unë besoj që këta futbollistë do të përparojnë dhe kanë ardhmëri,” ka përshkruar ndeshjen dhe shpresën selektori Besnik Kollari pas humbjes.
Kosova U17 turneun “2017 Mercedez Benz Agean Cup” e përfundoi me bilanc prej 2 fitoreve e 2 humbje. Të përzgjedhurit e Kollarit e nisën me humbje nga Turqia, por pastaj mposhtën Azerbejxhanin dhe Shqipërinë, për të luftuar për vend të tretë me Rusinë, ku u mposhtën.
i:
Kosova – Rusia 0:1 | Stadiumi: Altinordu Metin Oktaz Tesisleri | Shënues: Grigory (48) për Rusinë |
|
Kosova: Bulliqi, Azemi, Lokaj (Halijaha), Salihu, Janjveva, Bilalli, Marmullaku, Krasniqi, Dushi, Tusha (Ibrahimi) e Kiçmari (M. Avdyli). | Rusia: Alexev (Mukhin), Pilipenko, Khotulev, Shmakov, Korshunov, Pavlyuk (Savaliev), Borisenko, Kratkov; Kokiev (Tyekavin) e Novikov (Kiryanin). |