BARCELONA

Foto: FCB
Messi - Barcelona, ‘lidhja’ vazhdon, klauzola ngritet
25 November, 2017 @12:27
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i Barcelonës ka bërë të ditur që Leo Messi ka nënshkruar kontratë të re, e cila e mban atë në ‘Camp Nou’ të paktën deri në vitin 2021.
Lojtari në fjalë përveç kontratës së re tashmë ka edhe një klauzolë të re, në rast se ndonjë klub e dëshiron atë. Klauzola e re e Messit është 626 milionë funte!
Argjentinasi, që cilësohet një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, deri më tani ka zhvilluar 602 ndeshje me Barcelonën, ndër të cilat ka shënuar 523 gola dhe ka fituar plot 30 tituj.