KOMBËTARJA - FEMRAT

Europiani i Femrave U19 & U17, Shqipëria kupton kundërshtarët
Teksti: FSHF
24 November, 2017 @13:50
Eshtë hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për kombëtaren e femrave U-19. Shqipëria bën pjesë në grupin e dhjetë sëbashku me Holandën, Poloninë dhe Bjellorusinë.
Në fazën e parë të “Qualifying Round” marrin pjesë 12 grupe, ku për secilin grup kualifikohen direkt për në Elite Round, 2 ekipet që renditen të parat në grup dhe 2 vendet e treta më të mira të të gjithë grupeve. Turneu do të zhvillohet në Hollandë në datat 3,6 dhe 9 tetor 2018.
Gjithashtu është hedhur shorti për kombëtaren e femrave U-17, ku Shqipëria bën pjesë në grupin e shtatë sebashku me ekipet: Republika e Irlandës, Uellsi dhe Serbia. Turneu “Qualifying Round” do të zhvillohet në Serbi në datat: 22, 25 dhe 28 tetor 2018. Në fazën e parë të “Qualifying Round” marrin pjesë 11 grupe, ku për secilin grup kualifikohen direkt për në Elite Round, 2 ekipet që renditen të parat në grup dhe 4 vendet e treta më të mira të të gjithë grupeve.