BYLBYL SOKOLI

Foto: prishtinafc.com
Sokoli: Vështirë që vazhdoj
23 November, 2017 @15:16
Trajneri i Vllaznisë së Pozharanit, Bylbyl Sokoli, në deklaratën e tij të pas ndeshjes, pas disfatës 0-2 nga Prishtina sot ka thënë se vështirë që do të qëndrojë në stolin e ekipit aktual edhe më tej.
Shiko: TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS
“Djelmoshat u përpoqën shumë, por fitoi ekipi më cilësor. Para së gjithash është vështirë të nxirret diçka nga kjo skuadër. Duhet ndërmarrë disa hapa për të cilat do të bisedojë me kryesinë,” ka thënë fillimisht Sokoli për të shtuar më tej…
“Kam marrëveshje me ekipin deri në janar, por a do të vazhdojë të mbetem, do të jetë shumë vështirë. Këto do t’i bisedojmë me kryesinë dhe të shohim,” ka përfunduar Sokoli.
Shiko: RAPORTI I NDESHJES
Vllaznia e Pozharanit vazhdon të mbetet në fund të klasifikimit dhe ekipit po i ngritet distanca çdo ditë e më shumë për mundësinë e mbijetesës.