GRUPI C

Foto: Sky Sports
Atletico fiton dhe mbetet në lojë
22 November, 2017 @23:05
Pasi Chelsea e siguroi kualifikimin me fitoren ndaj Qarabagut sonte, për biletën tjetër të grupit po luftohet mes Atletico Madridit e Romës.
Në përballjen direkte mes tyre sonte, fituese u shpall skuadra spanjolle, e cila e arriti fitoren me 2 golat e shënuara në pjesën e dytë.
Gjithsesi, gjasat për kalim në fazën tjetër për Atleticon janë më të vogla sesa të Romës, meqë kjo skuadër në xhiron e fundit luan ndaj Chelseat në Londër, ndërsa Roma e pret në shtëpi Qarabagun, gjë që e bën skuadrën nga kryeqyteti italian favorite për ta arritur biletën tjetër të mbetur nga ky grup.