GRUPI A

Baseli fiton, ‘shtyhet’ kualifikimi i Unitedit
22 November, 2017 @22:50
Edhe pse zhvilloi një pjesë të parë mjaft të mirë, United u detyrua të pajtohet me humbjen e parë në Evropë sivjet, me Baselin që zhvilloi një pjesë të dytë fantastike dhe e arriti fitoren falë një goli të shënuar në çastet e fundit të ndeshjes.
Kjo humbje bën që United mos ta sigurojë matematikisht kualifikimin as sonte, mirëpo kjo nuk pritet të jetë ndonjë problem, pasi që ndeshjen e fundit United e luan në shtëpi ndaj CSKA Moskës dhe vetëm një humbje e thellë nga kjo skuadër do ta eliminonte 20 herë kampionin anglez, pasi që siç dihet në Champions League shikohen përballjet direkte mes skuadrave.
Kur jemi te Baseli, duhet përmendur që Taulant Xhaka sonte mungoi për shkak të suspendimit.
Në ndeshjen tjetër të grupit, CSKA Moska fitoi 2-0 ndaj Benficës, duke bërë kështu që në xhiron e fundit rusët dhe zvicranët të luftojnë për njërin nga dy vendet që dërgojnë në fazën tjetër.