GRUPI C

Foto: uefa.com
Chelsea kualifikohet, duke mposhtur ekipin e Agollit
22 November, 2017 @20:09
Skuadra londineze, Chelsea, duke e mposhtur Qarabagun e Ansi Agollit me rezultat 0-4, u kualifikua në TOP 16 të Ligës së Kampionëve. Borozani.com
Golat për skuadrën e trajnerit Antonio Conte shënuan Eden Hazard dhe Cesc Fabregas nga penalltia dhe dy gola të tjera i shënoi Willian.
Chelsea, aktualisht është ngritur në krye të Grupit C me 10 pikë dhe me një ndeshje më shumë, ndërsa ndeshjen e fundit në grup do t’a luajë kundër Atletico Madridit.