PËRCAKTOHEN ASISTUESIT E SHORTIT

fifa.com
Shorti në dorë të Maradonës
22 November, 2017 @8:34
Kanë mbetur më pak se dhjetë ditë deri në shortin e fazës grupore të Kampionatit Botëror në “Rusia 2018”, ndërsa FIFA ka bërë të ditur sot edhe personat që do të tërheqin skuadrat nga vazot për të përcaktuar grupet.
Shiko: RREGULLAT, SHORTI, VAZOT
Laurent Blanc, Gordon Banks, Fabio Cannavaro, Cafu, Diego Forlan, Nikita Simonian, Diego Maradona dhe Carles Puyol do të jenë ish-futbollistët që do të tërheqin shortin, ndërsa më parë u bë e ditur se Gary Lineker dhe Maria Komandnaya do të jenë nikoqirë të natës në Pallatin Kremlin, më 1 dhjetor kur do të mbahet ceremonia për “Rusia 2018”.