PREMIUMSPORT

Foto: inter.it
Icardi drejt Realit!
21 November, 2017 @13:49
Sulmuesi i Interit dhe Argjentinës, Mauro Icardi, do t’i bashkohet Real Madridit verën që vjen, ka bërë të ditur Daniele Massaro, ish-futbollist, komentator aktual i Premium Sportit.
Icardi 24 vjeç është duke kaluar stinor të mrekullueshëm te Interi, duke shënuar 13 gola në 15 ndeshje.
“Mund t’ju them që Icardi do të jetë sulmues i Real Madridit stinorin e ardhshëm. Ai do të jetë pjesë e madrilenëve, pasi që do të largohet Karim Benzema nga ekipi,” ka thënë Massaro në emision, gjë që u citua edhe nga Marca dhe Diario AS.
Icardi 4 vite më parë la Sampdorian për t’iu bashkuar neroazzurrëve, ku deri tash ka 91 gola të shënuara për klubin.