LA GAZZETTA

Conte favorit, por pak e besueshme!
21 November, 2017 @0:32
Carlo Tavecchio, njeriu i parë i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) që dha dorëheqje sot nga posti i tij, pas presionit dhe dështimit të kualifikimit të Italisë në Botëror për herë të parë pas gati 60 viteve, ka treguar se kush është menduar si selektor i ardhshëm i azzurëve.
“Max Allegri, Roberto Mancini dhe Carlo Ancelotti… kanë qenë opcione të ngrohta,” ka thënë Tavecchio për Gazzetta dello Sport.
Ndërsa ka vazhduar, “Conte… shumë nxehtë,” - duke bërë të ditur se disponimi i të gjithëve ka qenë rikthimi i Antonio Contes në kombëtaren italiane, pas largimit të Giampiero Venturës.
E sa i përket dështimit të Italisë për kualifikim, ai i ka vënë krejt fajin Venturës.
“I gjithë faji është i Venturës. Ai ka zgjedhur stafin, ai ka punuar. Ne si FIGC asnjëherë nuk kemi interferuar në punën e tij,” ka shtuar ndër të tjera për gazetën në fjalë, Tavecchio.