MBROJTËSI I REPREZENTACIONIT

Humb Vojvoda
20 November, 2017 @14:44
Mërgim Vojvoda, reprezentues i Kosovës, ka qenë i përfshirë për 25 minuta në humbjen (1-2) të Excelsior Mouscron nga kampionët rekordmen të Belgjikës, Anderlecht.
Mbrojtësi i djathtë kosovar u inkuadrua në minutën e 65-të, kur rezultati ishte i barabartë 1-1.
Mouscron mbetet në pozitën e 11-të me 19 pikë, derisa Anderlecht ngjitet në pozitën e tretë me 28 pikë, 9 pikë larg Club Brugge në krye të renditjes.
Mërgim Vojvoda në fund të muajit të kaluar ka vazhduar kontratën me Mouscronin deri në vitin 2020.
Ndërkaq, Edon Zhegrova ishte në bankën rezervë të Genkut në fitoren ndaj Zulte Waregem, për herë të parë që nga shtatori.