PAS LËNDIMIT

Ramos kthehet, edhe me hundë të thyer
20 November, 2017 @15:21
Ekipi i Real Madridit ka konfirmuar se kapiteni i ekipit dhe qendërmbrojtësi Sergio Ramos ka thyer hundën në duelin derbi të xhiros ndaj Atletico Madridit.
Ramos, aksidentalisht u godit në fytyrë nga mbrojtësi i Atleticos, Lucas Hernandez.
“Nuk e di sa do të jetë jashtë fushave, por e di që e ka të thyer,” kishte thënë Zinedine Zidane, trajner i Realit pas ndeshjes, që përfundoi 0-0.
Në anën tjetër, vetë Sergio Ramos në llgoarinë e tij të Twitterit botoi disa fotografi të tij, në momentin e goditjes dhe përveç falenderimeve për mesazhet e përkrahjes dhe shërimin e shpejt ka bërë të ditur se është i gatshëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, nëse i nevojtit skuadrës!
Real Madrid është mysafir i APOELit në Qipro, të martën më 21 nëntor në ndeshjen që nis prej orës 20:45 në kuadër të Ligës së Kampionëve.