DREJT TURQISË

Foto: FFK
Turneu i Egjeut nis sot, Kosova përballë Turqisë
20 November, 2017 @9:21
Futbollistët e Kosovës U17 kanë marrë rrugë dje drejt Kusadasi të Turqisë për të marrë pjesë në turneun “Mercedes Benz Aegean International Cup 2017”.
Përzgjedhi i përfaqësueses së Kosovës, Besnik Kollari, në deklaratën e tij para udhëtimit, ka thënë se ekipi po shkon atje për të krijuar një grup të fortë lojtarësh për kualifikimet e Botërorit të ardhshëm.
“Në këtë turne po shkojmë të provojmë me një grup të ri dhe kjo do të na jep mundësi që të krijomë një grup të fortë per kualifikimet për Botërorin e ardhshëm. Ne do të shfrytëzojmë maksimalisht kushtet e mira si dhe rivalët që do të i kemi përballë, për të fituar përvojë dhe për të krijuar një strukturë për sfidat që na presin,” kanë qenë fjalët e Kollarit.
Kosova do të jetë vetë e teta pjesëmarrëse e këtij turneu, ndërsa sot takohet me Turqinë, më 21 nëntor me Azerbejxhanin e më 23 nëntor me Shqipërinë.
EKSPEDITA E KOSOVËS U17:
FUTBOLLISTËT | SHTABI TEKNIK DHE STAFI | ||
Arbnor Halitjaha Butrint Bulliqi Taulant Kiçmari Ermir Abazi Leuart Avdyli Leorant Marmullaku Oltion Bilalli Veton Tusha Eduard Ibrahimi Florind Lokaj Mehmet Rrahmani Andi Janjeva Edonis Shala Erdin Dushi Hajdin Salihu Albin Stublla Valon Azemi Bleron Krasniqi |
Përzgjedhës: Besnik Kollari. Trajnerë: Fadil Berisha dhe Bahri Berisha. Mjek: Gëzim Murseli. Fizioterapeut: Gëzim Zogu. Anëtar i KE të FFK-së: Xhelal Broja. Menaxher i ekipit: Genc Mustafa. Menaxher i pajisjeve: Taulant Ahemetaj. |