TURQIA U17 - KOSOVA U17

Foto: FFK
Kosova U17 pëson thellë nga Turqia U17
20 November, 2017 @23:53
Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka pësuar në ditën e parë të turneut miqësor në Kusadasi të Turqisë, nga organizatorja Turqia.
4-0 ka qenë rezultati përfundimtar i ndeshjes, ndërsa pjesa e parë përfundoi 3-0 në të mirë të vendasve.
“Kësaj gjenerate i mungon përvoja, por ajo nuk mund të arrihet pa ndeshje si kjo. Tash përveç përvojës do të shohim edhe vetitë e çdo futbollisti dhe të grupit të lojtarëve në tërësi,” ka thënë ndër të tjera Besnik Kollari, përzgjedhës pas ndeshjes.
Kosova, nesër takohet me Azerbejxhanin U17 në duelin e radhës.
i:
Turqia – Kosova 4:0 | Stadiumi:Altirnodu Metin Oktay Tesislari |
Shënues: Abay (4), Yvashoglu(34), Kavrazh(38) e Akman (60) për Tur. |
|
Turqia: Ozçimen, Sankaya, Kurukalip (Demirkol), Boyuuzinn (Akman), Akbulut, Yavasoglu (Sevinç), Kavray (Koç), Çogolan (Av), Yesil, Kapi (Demir) e Abayi (Yildirim). |
Kosova: Bulliqi, L. Avdyli (Tusha), Azemi, Lokaj, Salihu, Janjeva (Stublla), Billali(Abazi), Shehu, Ibrahimi(Dushi), Marmullaku (Halitjaha) e Krasniqi (M. Avdyli). |