PREMIER LEAGUE

Niasse, viktima e parë për ‘mashtrimin e gjyqtarit’
21 November, 2017 @12:56
Oumar Niasse është zyrtarisht viktima e parë e dënimit për ‘mashtrimin e gjyqtarit të ndeshjes’.
Lojtari në fjalë simuloi dhe e fitoi një penallti kontraverse në barazimin e Evertonit ndaj Crystal Palacet, ndërsa sipas ligjit të vendosur në maj të këtij viti, një komision i gjyqtarëve pas ndeshjes i ka shikuar inçizimet dhe ka vendosur ta suspendojë lojtarin në fjalë me 2 ndeshje moslojë.
Për shkak të simulimit lojtarët ishin dënuar edhe më herët, por vetëm pasi gjyqtari i kishte ndëshkuar me karton të verdhë, pra simulimi ishte vërejtur nga gjyqtari, ndërsa rasti i Niasses është i pari ku lojtari dënohet për ‘mashtrim të gjyqtarit të ndeshjes’.