UDINESE SHKARKON TRAJNERIN

Humbja nga Cagliari, i kushtojë me punë
21 November, 2017 @12:42
Disfata e papritur nga Cagliari në Friuli, i ka kushtuar me vend të punës, trajnerit të deritashëm të Udineses, Luigi del Neri.
Udinese pak më parë zyrtarisht ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin del Neri, bashkë me ndihmësin e tji, Giuseppe Ferazzoli.
Del Neri kishte ardhë në krye të Udineses para 13 muajve. Ndërsa mediat italiane kanë nisur të spekulojnë për ish-trajnerin e Pescaras, Massimo Oddo, si trajner të ri të ekipit bardhezi.