CHAMPIONS LEAGUE XHIRO V

Natë e madhe për Lindjen
21 November, 2017 @13:29
Kampionët e vendeve të Evropës Lindore mund të sigurojnë fazën eliminatore me vetëm një pikë të fituar sonte.
Në grupin G, kampionët turk, Besiktas presin Porton ndaj të cilëve kishin fituar 3-1 në Lisbonë. Ndeshja në Stamboll nis në ora 18:00, ngjashëm si ajo në Moskë ndërmjet Spartakut dhe Mariborit. Rusët kanë nevojë për fitore për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim nga grupi E.
Në grupin E, Liverpool udhëton në Spanjë për të siguruar pozitën e parë në grup me fitore eventuale ndaj Sevillas. Ndërkohë në Grupin G, Monaco pret Leipzigun për të mbajtur gjallë shpresat për një pranverë Evropiane.
Pos Besiktasit, edhe Shakhtarit të Donetskut i nevojitet një pikë që të siguroj fazën eliminatore. Ukrainasit udhëtojnë në Napoli, derisa Manchester City pret Feyenoordin për fitoren e pestë radhazi në grupe.
Borussia e Dortmundit pret gabimin eventual të Real Madridit për të mbajtur gjallë shpresat për rrethin e dytë. Gjermanët presin Tottenhamin të cilët luftojnë për pozitën e parë në grup. Kampionët aktual janë mysafir në Qipro ndaj APOEL-it.