FRIULI

Massimo Oddo prezentohet te Udinese
21 November, 2017 @14:26
As një çerek dite pa kaluar nga largimi zyrtar i Luigi del Nerit prej postit të trajnerit të Udineses, ekipi ka nisur prezentimin e trajnerit të ri të skuadrës. Borozani.com
Ish-lojtari i Milanit dhe trajneri i dikurshëm i Pescaras, Massimo Oddo, është në këto momente duke u inauguruar si trajner i ri i ekipit nga Friuli.
Del Neri u shkarkuar nga posti i tij pas humbjes në fundjavë nga Cagliari 0-1, ndërsa Oddo do të nis detyrën menjëherë, e Udinese deri tash ka bilanc prej 4 fitore e 8 humbjeve në Serie A.