KOSOVA U17 - AZERBEJXHANI U17

Foto: FFK
Vjen fitorja e parë e Kosovës U17 në Turqi
21 November, 2017 @14:08
Futbollistët e Kosovës U17 që po drejtohen nga Besnik Kollari, kanë arritur të shënojnë fitore sot ndaj bashkëmoshatarëve prej Azerbejxhani.
Bleron Krasniqi dhe Oltion Bilalli kanë shënuar golat për Kosovën në pjesë të dytë të ndeshjes, për t’ia sjellë ekipit fitoren e parë në turneun MercedesBenz Aegean Cup që po mbahet në Turqi.
“I përgëzoj futbollistët për shpirtin luftarak dhe këndelljen e shpejt pas humbjes së thellë dje. Kjo fitore na rrit shpresat që të shënojmë fitore edhe në përballjen e radhës ndaj Shqipërisë,” ka thënë Kollari menjëherë pas ndeshjes së fituar sot.
Kosova U17 dje u mposht nga Turqia U17 4-0, ndërsa sot mposhti Azerbejxhanin U17 2-0, për të marrë tre pikët e para. Dueli i fundit grupor i Kosovës në këtë turne zhvillohet nesër ndaj Shqipërisë U17.
i:
Kosova – Azerbajxhani 2:0 | Stadiumi: Altirnodu Metin Oktay Tesisleri | Shënues: B. Krasniqi (57) e O. Bilalli (63) | |
Kosova: Bulliqi (Rrahmani), Azemi, Lokaj, Salihu, Janjeva (Stublla), Bilalli (Ibrahimi), Marmullaku (Halitjaha), Dushi (L. Avdyli), Tusha (M. Avdyli) e Kiçmari (Shala). | Azerbajxhani: Shananov, R. Ahmadov (Bachaliabhvill), M. Ahmadov, Bazramov, Hasanov (Maharamov), Serin, Mirthev, Rzayev (Qasimov(Yusufli), Maharrmli (Ganbarov), Taniverdiyev (Jafarli) e Djabari (Kazimov). |