VENDIMET E DISCPILINORES

Dy ndeshje moslojë për lojtarin e Lirisë
21 November, 2017 @14:20
Futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Rroni Gashi, është suspenduar për 2 ndeshje nga Komisioni Disciplinor i shkallës së parë të FFK-së.
“Për shkak të kartonit të kuq, shtyerje e gjyqtarit kryesor, në ndeshjen e xhiros XV Drita-Liria, Rroni Gashi, lojtar i Liria dënohet me ndalesë loje në 2 ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK, sipas Rregullores Disciplinore, Neni 42, Pargrafi 1, pika 1,” ka shkruar njoftimi i FFK-së botuar sot në faqen zyrtare.
Përveç tij, në disciplinore kanë qenë edhe KF Vëllaznimi e KF Drita, ndërsa ekipet në fjalë janë dënuar me masën disciplinore - vërejtje e fundit.