GRUPI H

Spurs festojnë në Gjermani, Reali me goleadë në Qipro
21 November, 2017 @22:45
Një fitore e madhe e Tottenhamit në Gjermani sonte.
Skuadra londineze e ka përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2, për ta shënuar kështu një fitore shumë të madhe që e afron tepër me kalimin në fazën tjetër nga vendi i parë i Grupit H.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Reali e deklasoi me rezultat 0-6 skuadrën e APOEL-it, mirëpo duket që kampioni në fuqi i Evropës në fazën tjetër do të kalojë nga vendi i dytë në grup, pasi që Spurs ndeshjen e fundit e luajnë në shtëpi ndaj APOEL-it dhe iu mjafton vetëm një pikë që ta sigurojnë vendin e parë, dhe kjo e vendos Realin automatikisht në vendin e dytë, që nënkupton short më të vështirë në fazën tjetër.