GRUPI E

Sevilla s’dorëzohet, lufta për kreun vazhdon
21 November, 2017 @22:44
Përkundër faktit që pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-3, Liverpooli nuk arriti ta ruajë këtë epërsi deri në fund dhe e lëshoi nga duart një fitore që do t’ia siguronte kreun e grupit.
Sevilla u tregua fantastike në pjesën e dytë dhe arriti që ta mbyllte ndeshjen me barazim 3-3, duke bërë kështu që lufta për kreun e tabelës të vazhdojë, edhe pse anglezët janë ende favoritë për ta arritur këtë pozitë, pasi që ndeshjen e fundit Liverpooli e luan në shtëpi ndaj Spartak Moskës dhe vendi i parë do të jetë i sigurtë me një fitore eventuale.
Ndeshja e tjetër e Grupit E sonte gjithashtu u mbyll me barazim, me Mariborin që fitoi një pikë ndaj Spartak Moskës në Rusi.