FERONIKELI-VËLLAZNIMI

Feronikeli vazhdon ngritjen
22 November, 2017 @14:33
Pas barazimit në xhiron e shkuar, Feronikeli i është kthyer fitoreve në Superligë, për të vazhduar ngritjen në klasifikim.
Ekipi i Zekirija Ramadanit ka shënuar në pjesë të parë dy gola, që kanë lehtësuar punën e djelmoshave për pjesë të dytë, për fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit.
Mendurim Hoti nuk ka falë sot portën e mysafirëve, duke shënuar dy herë në pjesë të parë, ndërsa epërsinë e ngriti Yll Hoxha në pjesë të dytë.
Kah fundi i ndeshjes, Vëllaznimit tashmë të dëshpëruar nga rezultati, iu largua edhe portieri Altik Muhaxhiri me karton të kuq, pas një intervenimi me dorë jashtë zonës.
Derisa Feronikeli me këtë fitore kërcen në kuotën e 26 pikëve, Vëllaznimi mbetet në 22 pikë, pasi që regjistroi humbjen e katërt të stinorit.