GJILANI-TREPÇA'89

Foto: A. Osmani/ KFTrepca89/fb
Gjilanit rastet, por shpëton nga penalltia
22 November, 2017 @15:14
Një ndeshje tejet interesante u zhvillua në Gjilan sot, ku ekipi i Arbnor Morinës, Gjilani edhepse me një lojtar më shumë në fushë nuk arriti të fitojë duke u ndarë me të zakonshmen, barazim, ndaj Trepçës’89 kampione, 0-0.
Por, 89-shi në anën tjetër me 10 lojtarë kishte rastin më të mirë të ndeshjes në dispozicion.
Rron Broja shutoi nga 11 metra pas penalltisë të shkaktuar nga mbrojtja gjilanase, për të qëlluar shtyllën dhe për të mbetur rezultati 0-0 (min. 78’).
Më parë, karton të kuq, pas dy të verdhave te mitrovicasit kishte marrë mbrojtësi i krahut Përparim Islami, që ndali Gjilanin në një kundërsulm potencial (min. 70’).
Ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Oto John kishte mundësi ideale për Trepçën’89, por u ndalë nga portieri Donat Kaçiu.
Gjilani kryesisht rrezikoi përmes Gzim Rusit dhe Salih Kosumit, por edhe në pjesë të dytë, përkundër mbizotërimit të pozicioneve në disa raste, gol nuk kishte.