DRENICA-DRITA

Barazim në terren të rëndë
22 November, 2017 @15:01
Përkundër rasteve në ndeshjen që u zhvillua në terrenin e rënduar të Bajram Aliu në Skenderaj, Drenica dhe Drita nuk kanë arritur që të shënojnë në portat kundërshtare dhe në fund janë ndarë 0-0.
Nga një pikë për secilin ekip, derisa Drita humb vendin e dytë me këtë barazim, e Drenica në fund të ndeshjes pati raste edhe për të shënuar fitore, por pa sukses.
Në përgjithësi, ndeshje e qetë, pa kartonë, por me raste, me lojë të kujdesshme ku asnjëra palë nuk rrezikoi bindshëm derisa gjilanasit tash kanë 26 pikë, e Drenica 22.