LIRIA - FLAMURTARI

BOROZANI/ A. P.
Gavazaj e Korenica për 3 pikë të reja
22 November, 2017 @14:59
Pas humbjes nga Drita javën e kaluar, Liria i është rikthyer fitoreve në takimin e luajtur ndaj Flamurtarit në shtëpi.
Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse Liria dominoi dhe krijoi disa raste për shënim, përfshirë këtu edhe një shtyllë nga David Domgjoni, mirëpo përkundër dominimit, pjesa e parë kaloi me rrjeta të parepkura.
Epërsia e Lirisë erdhi në minutën e 60’ nga Zenel Gavazaj, derisa fitorja u vulos nga goli i Meriton Korenicës dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 2-0.
Kjo fitore e ngrit Lirinë në kuotën e 25 pikëve, kurse Flamutari mbetet në zonën ‘e ftohtë’ me 11 pikë.