GRUPI B

Çfarë Parisi, fitore e thellë dhe rekord i ri
22 November, 2017 @22:59
Çfarë Parisi!
Nga disavantazhi 0-1, që erdhi nga goli i parë i pësuar sivjet pas 5 ndeshjeve në Champions League, Parisi ka reaguar ashpër dhe e ka deklasuar me rezultat 7-1 skuadrën e Celticut, për ta mbyllur edhe ndeshjen e pestë me fitore në Grupin B sivjet.
Kjo fitore e mban në krye Parisin, ndërsa në xhiron e fundit kjo skuadër bashkë me Bayernin do ta diskutojnë vendin e parë në ‘Allianz Arena’. Ndeshja e parë në Paris është mbyllur 3-0, prandaj me shumë gjasë vendi i parë do t’i takojë Parisit, përveç nëse Bayerni befason me një fitore më të thellë se 3-0.
Përveç 5 fitoreve, Parisi ka vendosur një rekord të ri në Champions League. Me 7 golat e shënuara sonte, Parisi tashmë ka arritur 24 gola në fazën grupore, gjë që nuk e ka arritur asnjë skuadër në histori të grupeve të Champions Leagues. Ky rekord mund të thellohet nëse Parisi shënon në xhiron e gjashtë ndaj Bayernit.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Bayerni triumfoi 1-2 ndaj Anderlechtit, duke e lënë këtë skuadër në vendin e fundit në grup.