MIREL JOSA

Foto: prishtinafc.com
Josa: Pikët dhe loja e mirë janë ajo që kërkoj
23 November, 2017 @15:09
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, në deklaratën e tij pas fitores së ekipit ndaj Vllaznisë së Pozharanit ka bërë të ditur se loja e mirë dhe pikët janë ajo që kërkon nga ekipi, ndërsa ka pasur fjalë edhe për moskonkretizimet e rasteve nga disa lojtarë.
Shiko: RAPORTI I NDESHJES
“Gjithmonë kanë rëndësi pikët. Por unë kërkojë që të ndërthurren pikët me lojë të mirë,” ka thënë fillimisht ai për mikrofonin e Supersportit.
“Ne e filluam mirë ndeshjen, por pa marrë parasysh neglizhencën që po e përjetojmë në sulm, Mankenda dhe Januzi kanë humbur shumë raste. Këto ndëshkohen nga ekipet tjera. E di, kemi lëndime, por këto nuk janë justifikime,” ka shtuar Josa.
Shiko: TABELA AKTUALE
Prishtina me këtë fitore është rikthyer në pozitën e dytë të klasifikimit të Superligës dhe është vetëm dy pikë larg liderit, Llapi.