IPSWICH TOWN - SHEFFIELD WEDNESDAY

Foto: S. Ellis
Nuhiu hero në duel ndaj ekipit të Celinës
23 November, 2017 @9:55
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, u bë hero në ndeshjen kundër Ipswich Townit, ku luan një tjetër lojtar i përfaqësueses Bersant Celina.
Sheffield ishte në disavantazh 2-1, derisa me inkuadrimin e Atdheut në minutën e 87-të, sulmuesi kosovar shënoi në minutat shtesë të lojës me kokë për 2-2 dhe ia solli një pikë skuadrës.
Bersanti për Ipswichin luajti 67 minuta, derisa Atdheu për 6 minuta u bë lojtari i ndeshjes.
Derisa Ipswich me këtë barazim mbetet në pozitën e nëntë të klasifikimit të Championship me 26 pikë nga 17 ndeshje, Sheffield Wednesday ka një pikë më pak dhe një ndeshje më shumë aktualisht, në pozitën 11.