GRUPI D

Përsëri pa gola, por Barcelona vazhdon tutje
22 November, 2017 @23:10
Për herë të parë në histori të klubit, Barcelona ka luajtur dy ndeshje radhazi pa gola në Champions League.
Pas barazimit 0-0 ndaj Olympiacosit në xhiron e shkuar, Barcelona pa shënuar e pa pësuar e mbylli edhe ndeshjen e sontme ndaj Juventusit në Torino, mirëpo kjo mjaftoi që katalunasit ta sigurojnë kalimin në 1/16 e finales në Champions League.
Me Barcelonën që tashmë e siguroi plasmanin në fazën tjetër, për biletën tjetër po luftohet mes Juventusit e Sportingut. Portugezët sonte fituan 3-1 ndaj Olympiacosit në shtëpi, mirëpo gjasat për arritjen e vendit të dytë zvogëlohen kur dihet që në ndeshjen e fundit Sportingu luan ndaj Barcelonës në ‘Camp Nou’, derisa Juventusi ka punë më të lehtë ndaj Olympiacosit në Greqi.