FIFA RANKING, NËNTOR 2017

Foto: FFK
Kosova ngritet për 9 pozita
23 November, 2017 @12:50
Fitorja me gola e Kosovës ndaj Letonisë në miqësoren e zhvilluar këtë muaj, ka bërë që reprezentacioni i Kosovës të ngritet për 9 pozita në renditjen mujore të FIFAs.
FIFA ka publikuar sot renditjen mujore të saj për përfaqësueset në mbarë botën, ndërsa ngritja e Kosovës ka qenë evidente, pas fitores 4-3 ndaj Letonisë.
Kosova prej pozitës 183 është ngritur në pozitën 174 ku do të qëndrojë deri më 21 dhjetor, kur parashihet që të publikohet lista e fundit e FIFAs për këtë vit.
Sa i përket renditjes së UEFAsë, Kosova është e pesta prej fundit, duke u renditur në pozitën e 50-të dhe duke lënë pas Maltën, Lihtenshtajnin, San Marinon dhe Gjibraltarin.