VLLAZNIA-PRISHTINA

Foto: prishtinafc.com
Fetahaj sjell fitoren e Prishtinës
23 November, 2017 @14:49
Sulmuesi i ri i Prishtinës i ardhur këtë verë nga Liria e Prizrenit, Liridon Fetahaj, ka shënuar sot dy golat e parë në Superligë me ekipin e tij të ri, për t’ia sjellë bardhekaltërve fitoren ndaj Vllaznisë së Pozharanit në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan. Borozani.com
Prishtina me këtë fitore i kthehet vendit të dytë në klasifikim dhe mbetet 2 pikë larg liderit, Llapi.
Në një ndeshje ku pati raste me bollëk dhe kartona të verdhë plotë, Fetahaj me golat e parë të tij ka bërë dallimin mes skuadrave.
Prishtina e nisi më rrezikshëm ndeshjen, duke qëlluar shtyllën me Debatik Currin. Më pas, kur Fetahaj kishte shënuar për epërsinë 0-1, pati edhe një rast të mirë, por s’shënoi.
Pak para mbylljes së pjesës së parë, Drasko Bozovic i Prishtinës, goditi përsëri, por shtylla edhe kësaj radhe doli të jetë aleat i Jasir Bajramit në portën e Vllaznisë.
Në pjesën e dytë te Vllaznia futet në lojë Festim Alidema për të ndërruar diçka në sulm, por goli s’erdhi.
Prishtina shënoi edhe njëherë 4 minuta para fundit të takimit për të vulosur fitoren, ndërsa krejt në fund Fetahaj u zëvendësua nga trajneri Mirel Josa për të marrë falenderimet e bashkëlojtarëve.
Vllaznia mbetet e fundit në klasifikim me vetëm 5 pikë të fituara deri më tani dhe me gjasa të vështirësuara për mbijetesë, pasi që Flamurtari i parafundit u ikë 6 pikë.