PREMITË

Sa fitoi Skënderbeu deri tash në EuropaLigë?
23 November, 2017 @23:22
Skuadra e Skënderbeut me fitoren e sontme në Europa Ligë ndaj Dynamo Kievit ka arkëtuar edhe 360 mijë euro, sa jep UEFA-ja për fitoren në fazën grupore të kësaj gare.
Duke llogaritur edhe dy herë nga 120 mijë euro nga dy barazimet e mëparshme në grup, ekipi korçar ka kapur shifrën e 600 mijë eurove, një ndeshje pa përfunduar faza grupore dhe aventura europiane e tyre për këtë stinor.
Ndërkaq, kreu i klubit korçar, Ardjan Takaj, u ka premtuar lojtarëve premi prej 100 mijë eurove në total për fitore ndaj ekipit ukrainas.