SKËNDERBEU-DYNAMOKIEV

Foto: KFSkenderbeu/fb
Përkundër fitores, Skënderbeu eliminohet
23 November, 2017 @22:58
Skënderbeu ka shënuar fitoren e parë në Grupin B të Europa Ligës këtë stinor, duke e mposhtur ekipin e pamposhtur deri më tani në grup, Dynamo Kievin, 3-2.
Fitorja e bën Skënderbeun me 5 pikë, por në ndeshjen e fundit nuk mund të shpresojë në kualifikim.
Kjo pasi që Partizani i Beogradit ka fituar në duelin tjetër të grupit ekipin zviceran Young Boys dhe ka arritur kuotën e 8 pikëve dhe pasi që ka rezultat më të mirë me Skënderbeun në duele direkte, kualifikohet tutje që tash.
Sa i përket ndeshjes së sotme, korçarët e drejtuar nga Ilir Daja treguan lojë fantastike, duke përmbysur epërsinë e ukrainasve, prej 0-1 në 3-1 me anë të golave të Sabien Lilaj, James Adeniyi dhe Ali Sowe, për përfundimtaren 3-2, të shënuar krejt në fund nga Nazariy Rusyn.
TABELA AKTUALE E GRUPIT B:
1 | Dynamo Kiev UKR | 5 ndeshje | 10 pikë | |
2 | Partizan SRB | 5 ndeshje | 8 pikë | |
3 | Skënderbeu SHQ | 5 ndeshje | 5 pikë | |
4 | Young Boys ZVI | 5 ndeshje | 3 pikë |