FENIKSI - LIBURNI

Borozani/Arkiv
Feniksi fiton derbin ndaj Liburnit
24 November, 2017 @21:21
Me fitoren e Feniksit është mbyllur derbi i xhiros në Superligën e Futsallit së Kosovës.
Nënkampioni i Kosovës e mposhti kampionin në fuqi me rezultat 4-3, për ta forcuar kështu kreun e Superligës.
TABELA AKTUALE SUPERLIGA FUTSALL
Pjesa e parë u mbyll 4-0, ndërsa Liburni zhvilloi një pjesë të dytë mjaft të mirë, por ishte tepër vonë për ndonjë rikthim potencial dhe takimi u mbyll me humbje.
Pas 7 xhirove, Feniksi ka bilanc 7-0, derisa Liburni tashmë ka bilanc 5-2.