DEKLARATA E TRAJNERIT

Daja: Luajmë për koeficientin e klubit
23 November, 2017 @23:33
I gëzuar për fitoren e parë në grup të Europa Ligës ndaj një kundërshtari të pamposhtur deri sonte dhe me emër në Europë si Dynamo Kiev, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka thënë se ekipi ka çka të përmirësoj në lojë, ndërsa tash koncentrimi do të shkojë në Kategorinë Superiore.
“Kemi bërë gjithçka mirë. Kemi luajtur barabartë me të gjitha ekipet me emër në Europë. Sot kemi treguar karkter, pasi që prej 0-1 kemi arritur fitoren. Jemi gëzuar për fitore, ndërsa tash luajmë për koeficientin e klubit për vitin tjetër si dhe për koeficientin e Shqipërisë në UEFA,” ka thënë Ilir Daja për mikrofonin e RTSH-së sot pas ndeshjes.
Skënderbeu nuk arriti të kap pranverën europiane, por theu rekordin e vetë të pikëve të fituara në Europa Ligë, duke kapur kuotën e 5 pikëve që sonte, një ndeshje pa përfunduar faza grupore.
“Tash na duhet të koncentrohemi në kampionat dhe të rikthejmë titullin. Sa i përket ndeshjes së radhës do të koncentrohemi për të marrë pikë,” ka shtuar ndër të tjera Daja, që ka thënë se festa për këtë fitore do të vazhdojë deri nesër, e prej pasnesër puna vazhdon.
Ndeshjen e fundit në Europa Ligë, Skënderbeu do ta zhvillojë ndaj Young Boysit si mysafir. Ekipi korçar gjithashtu ka mbyllur të gjitha ndeshjet si vendas i pamposhtur në garat e sivjetme europiane, që është një e arritur tjetër e madhe për një ekip shqiptar.